Nuk ka të ndalur Muriqi – asiston dhe shënon gol brilant në Turqi

Nuk ka të ndalur Muriqi – asiston dhe shënon gol brilant në Turqi

Vedat Muriqi ka kontribuar me një asist dhe një gol për Rizesporin në humbjen e skuadrës së tij me rezultat 3-2 nga Trabzanspori, në Superligën e Turqisë.

Njëherit kjo ishte ndeshja e fundit për sezonin 2018/19, me kosovarin që asistoi për Boldrin për epërsinë e Rizesporit në minutën e 16-të.

Mirëpo, mysafirët u rikthyen dhe përmbysën gjithçka me tre gola të shpejtë.

Në pjesën e dytë, Muriqi ngushtoi epërsinë me anë të një goli të bukur me kokë në minutën e 65-të.

Shikoni shënimin e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: