Nuk ka të ndalur ylli kosovar, shënon dy herë brenda tre minutave në Zvicër

Nuk ka të ndalur ylli kosovar, shënon dy herë brenda tre minutave në Zvicër

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Shkëlqim Demhasaj ka treguar formë fantastike për Luzernin, në ndeshjen kundër Baselit në Zvicër.

Ai ka shënuar dy herë brenda tre minutave, derisa skuadra e tij u mposht 3-2 si mysafir i Baselit, transmeton Periskopi.

Luzerni ishte duke humbur 3-0, kur Demhasaj shënoi në minutat 51′ dhe 54′ duke ngushtuar diferencën në vetëm një gol.

Golin e tretë për Baselin e shënoi lojtari tjetër kosovar, Albian Ajeti.

Përndryshe, Edon Zhegrova u aktivizua nga minuta e parë për Baselin, derisa Taulant Xhaka u inkuadrua në minutën e 19-të në vend të Silvan Widmer. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: