Nuk kemi kohë për të mbajtur zi
Mesfushori i Manchester United, Juan Mata ka reaguar pas tre humbjeve radhazi të skuadrës së tij.
Dje skuadra nga Old Trafford pësoi humbjen e tretë rresht në të gjitha garat, pasi u mposht nga Ëatford me rezultat 3:1 në kuadër të Premier Ligës.
Por, spanjolli thotë se nuk ka kohë për të mbajtur zi, pasi skuadra duhet të këndellet.
“Dy ndeshje të kësaj jave do të na japin mundësi për të treguar krenarinë dhe aftësitë tona në fushë”, tha Mata.
“Nuk kemi kohë për të mbajtur zi. Ne duhet të reagojmë”, shtoi ai. /Periskopi.com



