”Nuk keni çfarë të shihni, njerëzit janë bërë shkrum e hi” – Ministri bullgar për aksidentin e tmerrshëm me viktimat shqiptarë

”Nuk keni çfarë të shihni, njerëzit janë bërë shkrum e hi” – Ministri bullgar për aksidentin e tmerrshëm me viktimat shqiptarë

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një deklaratë për media ka thënë se njerëzit që kanë humbur jetën në autobus janë bërë shkrum e hi, ndërsa sot duhet të fillojë procedura e identifikimit.

“Nuk keni çfarë të shihni. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë bërë shkrum e hi. Tani duhet të identifikohen”, deklaroi Rashkov.

Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi me autobus ka goditur gardhin mbrojtës dhe është shkaktuar flakë.

“Autobusi e ka shkatërruar gardhin mbrojtës. Me shumë mundësi zjarri është shkaktuar duke goditur vazhdimisht gardhin mbrojtës. Por, ky është vetëm një version i yni”, tha Rashkov.

Në vendngjarje ka dalë gjithashtu edhe kryeministri Stefan Janev ndërsa version zyrtar për incidentin ende nuk ka.//Zhurnal.mk

Shpërndaje në: