“Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK-së”

“Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK-së”

Qeveria e Kosovës në fillim të vitit 2017 pritet  se do të bëj ndryshimin e  ligjit   për pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa veteranët e luftës së UÇK-së shprehen të pakënaqur për këtë ndryshim të ligjit dhe se akuzojnë Qeverinë  se janë  fajtor për fryrjen e listave  e cila kjo e fundit me komisionin e saj i ka fryrë listat e veteranëve.

Në një prononcim për IndeksOnline kryetari i këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi  ka treguar se me buxhetin  qe ka kjo qeveri është e mundshme që ligji i ri të jetë me pensione të rritura për këtë kategori të veteranëve.

“Ne nuk kemi asnjë informatë, se çfarë po mendon dhe çfarë ndryshime ka për qellim ti bëj qeveria e Republikës së Kosovës në ligjin për veteranët, qeveria në këtë rast është e mbyllur edhe pse  na kishin premtuar publikisht se për çdo plotësim apo ndryshim do ta bëjmë bashkë, por si duket qeveria ka vendosur që këto ndryshime ti bëj në mënyrë të fshehtë bile duke ikur larg opinionit duke mbajtur takime në Shqipëri. Për ne pak ka rëndësi a marrim pjesë a jo, a ftohemi nga këta të fundit apo jo, për ne është e rëndësishme që këto ndryshime të bëhen në favor të veteranëve dhe të pranohen nga këta të fundit”, ka thënë Qeriqi.

Sipas tij veteranët nuk do të lejojnë aspak që ky ligj të zbatohet në dëm të tyre, duke paralajmëruar kështu masa të ashpra kundër qeveris.

“Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që këto ndryshime të jenë në dëm të veteranëve të UÇK-së, në rast  se ndodh kjo e fundit ne do të përdorim çdo mjet të mundshëm për ti kundërshtuar,duke mos përjashtuar protesta e demonstrata”, ka thënë më tej ai.

Gjithashtu në fund Qeriqi ka lënë një mesazh për Qeverinë e Kosovës duke i çuar një  “selam”, kësaj të fundit   se veteranët janë  të vendosur në këtë drejtim andaj kjo qeveri ta merr me seriozitet të plotë këtë vendim.

“Jemi të vendosur në këtë drejtim dhe nuk do të lëshojmë pe për asnjë çmim të cilin mund ta paguajmë. Ne kërkojmë nga qeveria që të mendoj më seriozisht për këtë kategori dhe të gjej mundësi  që këto pensione  të rriten sepse kjo kategori meriton një trajtim më të dinjitetshëm dhe pensione  më të larta”, ka përfunduar Qeriqi për IndeksOnline./Shkruan: Ardian Beka.

Shpërndaje në: