“Nuk mjafton vetëm një ditë demokraci”

“Nuk mjafton vetëm një ditë demokraci”

Kuvendi i Kosovës shënoi si tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Në Ditën Ndërkombëtare u shpalos plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe u organizuan aktivitete të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.Për nder të kësaj Dite, kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli dhe një mesazh të qartë, duke thënë se nuk ka forcë, as nuk ka qëllim që do t’i ndal drejt rrugës së tyre për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Drejtor i Zyrës së USAID- në Kosovë, James Hope,  tha se Kuvendi është vendi më i duhur për shënimin e kësaj dite të Demokracisë, andaj ai ka përgëzuar Kuvendin që ka ndër marrë iniciativë për promovimin e pjesëmarrjes qytetare në zhvillime.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, i cili mori fjalën pa iu dhënë nga organizatorët, tha se nuk mjafton vetëm një ditë e demokracisë, pasi sipas tij 364 ditë në Kuvend nuk ka demokraci.

Ai përmendi kryetarin e Grupit Parlamentar të partisë së tij, Glauk Konjufcës dhe dy deputetët tjerë të cilët në këtë ditë janë në masa policore.

Shpërndaje në: