Nuk mund ta besoni cilës parti iu bashkua motra e Elvis Pistës
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec ka propozuar për deputetë djalin e Ukshin Hotit dhe motrën e Elvis Pistës.
Andin Hoti dhe Beatrisa Pista janë ndër të propozuarit për deputetë nga PDK’ja në Rahovec.
Ukshin Hoti ishte veprimtar i çështjes kombëtare, i cili besohet se është vrarë nga forcat serbe dhe trupi i tij nuk është gjetur asnjëherë. Ndërkohë, Elvis Pista ishte anëtar i PDK’së në Rahovec, vrasja e të cilit nuk është zbardhur asnjëherë.
Këto propozime i ka dërguar dega e PDK’së në Rahovec, ndërkohë që këto propozime që vijnë nga secila degë e partive, duhet të konsiderohen në nivelin qendror të partisë, para se të vendoset kush do të bëjë pjesë në listën zgjedhore.
Më herët u raportua që PDK ka marrë 700 propozime nga degët e saj në gjithë Kosovën për deputetë.



