Nuk ndalen dramat në “Big Brother VIP”, tani edhe një tjetër banore shpërthen në lot

Nuk ndalen dramat në “Big Brother VIP”, tani edhe një tjetër banore shpërthen në lot

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ka disa javë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme, “Big Brother VIP”.

Shpeshherë brenda shtëpisë ajo ka folur për raportin e saj me vëllain, Albanin.

Mëngjesin e sotëm, ajo e ka nisur me lot në sy nga malli për Albanin, teksa iu ka rrëfyer Arbër Gumnishtës (DJ Dagz) se po i mungon vëllai.

Kujtojmë se nesër mbrëma është nata e spektaklit dhe mund të ketë ndonjë befasi për Beatrix nga “Vëllai i madh”, pasi deri më tani të vetmit që nuk janë takuar me ndonjë familjarë janë: Donaldi, Beatrix, DJ PM & DJ Dagz, Einxhel, Beniada dhe Arjola.

Po ashtu nesër nuk do të largohet askush nga shtëpia.

Shpërndaje në: