Nuk ndalet dhuna ndaj grave në Kosovë: Shihni raportin tmerrues që na vjen nga Policia

Nuk ndalet dhuna ndaj grave në Kosovë: Shihni raportin tmerrues që na vjen nga Policia

Raporti i policisë për dhunën në familje, i datës së djeshme (17 gusht 2022), përmban gjashtë raste nga qytete si Prishtina, Podujeva e Lipjani.

Një raport të tillë, e publikoi mëngjesin e sotëm edhe gazetari Ilir Mirena, i cili e komenton kështu:

“Ju kemi shpalle lufte grave. Edhe arabet saudite jane kah habiten me neve…

Këto raste janë vetëm nga raporti i policise per dje…”.

  1. Sipas këtij raporti, që në media doli por lajm për lajm për secilin rast, në Prishtinë dje u arrestua një mashkull “pasi kishte ofenduar viktimën femër dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake’. Përveç raportit kaq të policisë, ende më shumë nuk dihet rreth rastit.
  2. Podujevë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare.
  3. Prishtinë: Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
  4. Prishtinë: Arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi sulmoi fizikisht dy gemra kosovare.
  5. Podujevë: viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga mashkulli kosovar./Periskopi 

 

Shpërndaje në: