Nuk po e takon askush i rëndësishëm, Kurti mburret: Vizita ime më e gjatë se e çdo kryeministri tjetër

Nuk po e takon askush i rëndësishëm, Kurti mburret: Vizita ime më e gjatë se e çdo kryeministri tjetër

U bë më shumë se një javë prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shetitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por deri tani nuk është takuar ende me ndonjë zyrtar të lartë amerikan, shkruan Periskopi.

E si duket kryeministri më shumë po i jep rëndësi kohëzgjatjes së udhëtimit të tij në ShBA sesa takimeve me zyrtar të shtetit.

Kurti në një vizitë në Universitetin DePaul mbajti edhe një ligjëratë të hapur, ku u mburr me vizitat e tij rreth ShBA-së dhe i krahasoi ato me vizitat e ish-kryeministrave të Kosovës.

“Një javë më parë fillova këtë vizitë të planifikuar prej kohësh në Shtetet e Bashkuara. U ndala në Uashington DC për një takim me Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe vazhdova drejt perëndimit për në Kaliforni, dhe tani po kthehemi përsëri, në një imitim të ndonjë udhëtimi të madh rrugor amerikan.Deri më tani kemi qenë në San Francisko, Dallas, Des Moines dhe do të kemi disa vizita të tjera në Detroit, Uashington, Boston dhe Nju Jork, duke e bërë këtë vizitën më të gjatë që një kryeministër i Kosovës ka bërë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kurti deri tani është takuar vetëm me disa udhëheqës të disa kompanive, por jo edhe me zyrtar të lartë amerikan./PERISKOPI/

Shpërndaje në: