Nuk pranoi të vinte maskën, qëllon me armë dhe vret 2 persona në Moskë

Nuk pranoi të vinte maskën, qëllon me armë dhe vret 2 persona në Moskë

Dy persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve dhe një fëmijë i mitur, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një zyre të shërbimit publik në Moskë.

I dyshuari, i cili më pas u arrestua nga forcat e sigurisë, nxorri armën dhe nisi të qëllonte të pranishmit, pasi iu kërkua që të vendoste maskën dhe të zbatonte protokollet anticovid, për mjediset e mbyllura.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, autori i të shtënave hapi zjarr kur rojet tentuan ta shoqëronin me forcë jashtë godinës.

Tashmë një hetim  ka nisur dhe nëse autori i krimit shpallet fajtor mund të rrezikojë dhe dënimin përjetë.

Shpërndaje në: