Nuk reagoi kur Dukagjin Lipa publikoi letrën për dështimin e festivalit, tash Presidentja thotë diçka për “Sunny Hill”

Nuk reagoi kur Dukagjin Lipa publikoi letrën për dështimin e festivalit, tash Presidentja thotë diçka për “Sunny Hill”

Vetëm pasi përfundoi drama njëjavore dhe pasi Qeveria u mor vesh me “Sunny Hill”-in, Presidentja Osmani ka bërë një reagim, në të cilin i uron mirëseardhje Dua Lipës.

Nga Presidentja Vjosa Osmani nuk kishte asnjë reagim, as pasi Dukagjin Lipa publikoi letrën, të cilën, ndër të tjerë, ia kishte dërguar edhe asaj. Dhe, aty shkruante se ka vendosur ta çojë festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, për shkak të zvarritjeve të Qeverisë.

Sot, pasi u njoftua se palët kanë arritur të dakordohen dhe “Sunny Hill” u rikthye në Prishtinë, Presidentja Osmani ka shpërndarë një postim të këngëtares Dua Lipa, për t’i treguar se mezi po pritet festivali i saj.

“Mirësevjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim ta kemi festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, të cilës i përket”, ka shkruar Presidentja.

Për një javë qeveritarët kanë fajësuar organizatorin Dukagjin Lipa për anulimin e festivalit, ndërsa ky institucionet. Në debat janë përfshirë edhe ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, edhe pse është kërkuar reagim pas anulimit të festivalit, të cilin e organizon fituesja e shumëfishtë e cmimeve “Grammy”, Presidentja Osmani po heshtte. Nuk dihet nëse ajo është angazhuar në negociata për rikthimin e festivalit në Prishtinë

Shpërndaje në: