Nuk suspendohet zyrtari që kreu aksident me veturën e Kryeprokurorit të Shtetit

Nuk suspendohet zyrtari që kreu aksident me veturën e Kryeprokurorit  të Shtetit

Edhe pse kanë kaluar dy muaj prej se është ngritur aktakuzë ndaj Fitim Krasniqit, punëtor në Prokurorinë e Shtetit, ai nuk është suspenduar nga puna.

Krasniqi i cili pati shkaktuar aksident me veturën e Kryeprokurorit të Shtetit nuk është suspenduar, por vetëm është transferuar në Prokurorinë e Apelit.

Vepra për të cilën akuzohet Krasniqi, sipas Kodit Penal, parasheh burgim deri tre vjet.

Shpërndaje në: