Nuk do të besoni se çfarë bën Zvicra kur rritet niveli i ndotjes së ajrit

Nuk do të besoni se çfarë bën Zvicra kur rritet niveli i ndotjes së ajrit

Zvicra është njëra nga shtetet më të zhvilluara ekonomikisht ku janë ndërmarrë masa në këtë drejtim. Si rezultat i rritjes së ndotjes së ajrit, në disa qytete të kantonit Ticino, si në Chiasso, Mendrisio, Bioggio dhe Pregassona, janë shpallur edhe masat konkrete për të menaxhuar ndotjen e ajrit.

Nga sot, në këtë kanton, i gjithë transporti publik do të jetë falas, në autostrada dhe rrugë rajonale shpejtësia maksimale e lëvizjes do të ulet në 80 km/orë.

Si masë tjetër parandaluese e ndotjes së ajrit është zbatuar edhe ndalimi i qarkullimit të veturave të standardit Euro 3 dhe më poshtë. Pjesë e masave është edhe administrata publike, ku temperatura e ngrohjes qendrore në zyra është caktuar në 20°C, shkruan Telegrafi.

Këto masa parandaluese të ndotjes së ajrit do t’i kushtojnë kantonit Ticino rreth 60 mijë franga në ditë, shumë kjo e siguruar që më parë, pra nuk do të ketë nevojë që të merren nga buxheti, si harxhime shtesë.

Si rezultat i këtyre masave, është ndaluar qarkullimi i 8000 automjeteve të rënda, 6000 veturave dhe 2000 furgonave.

Kantoni në fjalë është një shembull mjaft i mirë se si duhet ndërmarrë hapa konkrete për të menaxhuar ndotjen e ajrit në vendet tona.

Përndryshe, qytetet shqiptare në Ballkan si Tetova, Shkupi, Prishtina, Kumanova dhe qytete tjera kanë probleme për të gjetur një zgjidhje adekuate për të ulur ndotjen. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: