Nuk u bë ministër, Haxhi Avdyli largon simbolet partiake nga profili i tij

Nuk u bë ministër, Haxhi Avdyli largon simbolet partiake nga profili i tij

Kryeministri i Kosovës me emrin Albin dhe mbiemrin Kurti ka emëruar sot ministrin e ri të Shëndetësisë.

Dhe, ministër i ri i Shëndetësisë nuk do të jetë as Arben Vitia e as Haxhi Avdyli, por një i emër i panjohur që kishte qenë këshilltar i Hashim Thaçit dikur.

Bëhet fjalë për Rifat Latifin, një mjek që punonte në Amerikë.

Dhe, pikërisht sot, Haxhi Avdyli – njeriu kryesor në Listën Vjosa – e ka ndërruar fotografinë e profilit, raporton Periskopi.

Në foton e mëhershme të profilit, Avdyli ishte me simbole partiake dhe me kandidatin e VV-së me emrin Mytaher Haskuka i cili nuk arriti të fitonte në Prizren.

Nuk dihet nëse Avdyli do të shpreh pakënaqësi për emërimin e bërë nga z. Albin Kurti. /Periskopi

Shpërndaje në: