Nuk votohet mosbesimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Nuk votohet mosbesimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, 15 minuta para skadimit të kohës së mbylljes së votimit, ka konstatuar se nuk është votuar mosbesimi i Qeverisë dhe e ka deklaruar seancën të mbyllur.

Ndërkohë i uroi Qeverisë punë të mbarë në vazhdim.

Në sallë kishte shumë pak deputetë të shumicës dhe i gjithë kabineti i Qeverisë së Zaevit, raporton alsat.mk.

Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e braktisën sallën shumë më herët sesa të fillonte seanca duke e komentuar si farsë të gjithë procedurën e thirrur nga kryetari i Kuvendit

Shpërndaje në: