Numërime tjera në Prishtinë: Rritet Gëzim Mehmeti, bien Arben Vitia e Përparim Rama

Numërime tjera në Prishtinë: Rritet Gëzim Mehmeti, bien Arben Vitia e Përparim Rama

Janë numëruar edhe një numër i madh votash në Komunën e Prishtinës ku del se nuk ka pasur rritje të distancës mes vendit të parë dhe të dytë, Arben Vitisë dhe Përparim Ramës.

Madje, duket se të dyve përqindja i është ulur paksa derisa rritje ka shënuar vetëm Gëzim Mehmeti i Aleancës Kosova e Re.

Vitia ka 42.62 për qind, Përparim Rama i ka 29.53 derisa Uran Ismaili ka 20.59.

Ritmi i procesimit të të dhënave në Prishtinë është shumë më i ngadaltë se sa në komunat e tjera, përcjell Periskopi.

Një garë interesante po zhvillohet edhe mes Avni Çakmakut dhe Florim Isufit. Gara mes dyshes është vetëm 18 vota. /Periskopi

Shpërndaje në: