Numërimi i 99% të votave: Ardian Gjini prin në Gjakovë por nuk mund t’i shmanget balotazhit

Numërimi i 99% të votave: Ardian Gjini prin në Gjakovë por nuk mund t’i shmanget balotazhit

Pas numërimit të 99,58 të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Gjakovë, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prin me 45.96%, ndërkaq pas tij vije Mimoza Kusari-Lila e Lëvizjes Vetëvendosje, me 37.13%, përcjell Periskopi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në Gjakovë.

Gjini dhe Kusari-Lila do të jenë në garë për të parin e Gjakovës, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve./Periskopi/

 

Shpërndaje në: