Numërohen rreth 41 milionë vota në SHBA, Hillary Klinton në rrezik

Numërohen rreth 41 milionë vota në SHBA, Hillary Klinton në rrezik

Gjithashtu, Trump kërkon që të anulojë reformat e Barack Obamës për sistemin shëndetësor si dhe për Wall Street.

Por, tashmë që nuk ka mbetur më kohë për fushatë, Hillary Klinton duket se udhëheq në sondazhet e fundit.

Këto zgjedhje janë cilësuar si më të hidhurat, më përçarëse dhe të mbushura plot ankth të kohës moderne amerikane. Duke synuar që të zgjidhet e para presidente femër, Klinton do ta mbyllë fushatën në Karolinë e Veriut, që është një shtet i pavendosur.

Rreth 1/3 e votave – të paktën 41 milionë në 48 shtete – janë numëruar në votimin e parakohshëm, raporton “Associated Press” dhe ekziston ende mundësia që Klinton të humbasë, shkruan “The Guardian”.

Pavarësisht se udhëheq sondazhet, ekspertët thonë se Hillary nuk është në një pozicion të sigurt./Panorama/

Shpërndaje në: