Numri i rasteve aktive me COVID-19 qëndron ende tek 5 mijëshi

Numri i rasteve aktive me COVID-19 qëndron ende tek 5 mijëshi

4,847 raste aktive me koronavirus janë në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi.

Derisa në 24 orët e kaluara janë shëruar 1,196 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,187, thuhet tutje në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se janë vaksinuar 45 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë administruar 1,835,156 doza të vaksinës.

Shpërndaje në: