The Economist: Kosova raportoi veç 2210 vdekje nga Covidi, por viktimat e tepërta janë 4206 sosh

The Economist: Kosova raportoi veç 2210 vdekje nga Covidi, por viktimat e tepërta janë 4206 sosh

Deri tash, kanë gjetu rvdekjen plot 2833 persona nga Covid-19 sipas të dhënave të IKShPK-së të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë. Por, sa janë të sakta këto shifra?

Në një studim të publikuar nga The Economist, shkruhet se “fatkeqësisht, numri total i vdekjeve të shkaktuara nga pandemia mund të jetë më i lartë, për disa arsye.”

Ndër këto arsye, përmenden statistikat zyrtare në shumë vende që nuk njehin viktimat të cilat nuk kanë rezultuar pozitivë për koronavirus para se të vdesin. Pastaj, regjistrat civilë dhe regjistrat e spitaleve mund të mos procesojnë çertifikatat e vdekjeve për disa ditë, ndonjëherë javë. Dhe e treta, pandemia e ka vështirësuar punën e mjekëve në trajtimin e të tjera kushteve shëndetësore dhe ka diskurajuar njerëzit që të shkojnë nëpër spitale, që mudn të rris indirekt numrin e fataliteteve.

Nga 1 korriku e deri më 30 qershor 2021 – kur ende ishim më shumë se një muaj larg qindra vdekjeve nga vala më e fundit – kishte pasur 4206 vdekje të tepërta, përcjell Periskopi.

Numri i viktimave të raportuar më 30 qershor 2021, kishte qenë 2210 sosh. Kjo bënte që numri i viktimave të tepërta në krahasim me vitet e kaluara të ishte plot 1996 sosh, përcjell Periskopi.

Deri tash ndërkohë, janë konfirmuar 2833 persona të vdekur nga virusi por nuk dihet sa është numri i viktimave të tepërta nga virusi /Periskopi

Shpërndaje në: