Nunez pas transferimit në Liverpool: Jam i lumtur që po luaj te një klub i madh

Nunez pas transferimit në Liverpool: Jam i lumtur që po luaj te një klub i madh

Darwin Nunez ka kompletuar sot transferimin te Liverpool.

‘Reds’ kanë bërë një goditje të madhe në merkato, duke siguruar nënshkrimin e sulmuesit uruguaian, Darwin Nunez.

Pas transferimit, Nunez është shprehur i lumtur me lëvizjen e tij të radhës.

“Do të doja të falënderoja partneren, prindërit dhe djalin tim që janë shtysë e madhe për mua. Ata ishin të rëndësishëm në të gjitha fazat e karrierës sime. Jam krenar për ta dhe për punën që bëjnë. Është kënaqësi të jem këtu te Livrpool dhe jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij klubi të madh”, ka thënë Nunez.

“Kam luajtur kundër Liverpool dhe i kam parë në shumë ndeshje në Champions League. I përshtatet stilit tim. Ka lojtarë të shkëlqyer dhe mendoj se do t’i përshtatet stilit tim të lojës. Siçk them, kam parë shumë dhe është klub i madh dhe shpresoj të jap çdo gjë që kam për t’i ndihmuar skuadrës”, shtoi ai.

Nunez është goditja e radhës në Premier League, pas transferimit të Erling Haaland te Man City.

Shpërndaje në: