Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje: Prokuroria kërkon paraburgim

Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje: Prokuroria kërkon paraburgim

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka konfirmuar për Expressin kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani.

Gjatë ditës së djeshme, për plagosjen e dy policëve në Skenderaj janë ndaluar edhe dy familjarë të Lushtakut, teksa prokuroria ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

“Ndaj tre të dyshuarve është paraqitë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe pritet me u mbajt seanca sot”, tha Ujkani.

Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet sot në orën 15:00.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendim për ndalimin e Nuredin Lushtakut, por i njëjti nuk është hasur nga policia dhe ndodhej në kërkim nga kjo e fundit, por Nuredin Lushtaku u dorëzua sot në polici.

Kujtojmë se dje është intervistuar Nuredin Lushtaku, por mbrojtja e tij e kishte konfirmuar lirimin pas intervistimit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Shpërndaje në: