Nurellari: Kurti u desh ta kthente Kosovën 9 vjet pas, për ta kuptuar rëndësinë e dialogut

Nurellari: Kurti u desh ta kthente Kosovën 9 vjet pas, për ta kuptuar rëndësinë e dialogut

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adri Nurellari ka thënë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, iu desh ta kthente Kosovë 9 vjet pas, për ta kuptuar rëndësinë e dialogut me Serbinë.

Sipas Nurellarit, për Kurtin dialogu nuk ishte as prioritet dhe pastaj u bë më i rëndësishme duke e kërkuar vet atë në disa deklarata të bërë para disa ditëve.

“Fillimisht deklarata ishte që dialogu nuk ishte aspak prioritet e madje mund të bënim pa të sepse Kosova është gjasme në rregull pa dialog me Serbinë. Tashmë na del që dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet me Serbinë”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.

Shkrimi i tij i plotë:

Fillimisht deklarata ishte që dialogu nuk ishte aspak prioritet e madje mund të bënim pa të sepse Kosova është gjasme në rregull pa dialog me Serbinë. Tashmë na del që dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet me Serbinë. Me sa duket u desh kjo aventurë e tij dhe dushi i ftohtë i ardhur nga departamenti i shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për të marrë një leksion e kuptuar nevojën e dialogut. Pikërisht atë proces me të cilin deri dje është tallur dhe e ka instrumentalizuar në mënyrë populiste për të marrë vota.

Kryeministri ka vendosur për të mësuar vetëm duke e pësuar pasi ka gabuar. Mirëpo këto leksione të politikës po i kushtojnë shumë Kosovës sepse nga njëra anë po dëmtojnë rëndë raportin e mirëbesimit me aleatët tanë. Nga ana tjetër e kanë bërë ndërkombtarisht të pranueshme e të justifikueshme rikthimin e tankeve dhe avioneve serb në kufirin e Kosovës, në shkelje të zonës tampon të sigurisë të parashikuar prej Marrëveshjes së Kumanovës.

Gjithashtu, ky “leksion” i hidhur ka shkaktuar regres jo vetëm në nivel të politikës së jashtme por edhe në kuadër të politikës së brendshme sepse për herë të parë pas 9 vjetësh është bërë i nevojshëm kthimi i KFOR-it në vend-kalimet kufitare të Kosovës. Policia e Kosovës ka qenë në gjendje të administrojë pikat e kalimit të Kosovës pa praninë e KFOR-it pasi trupat e KFOR-it në qershor të 2011 zhbllokuan rrugët në veri nga barrikadat e vendosura një vit me herët. Rikthimi i KFOR-it për të kontrolluar pikat kufitare kthen shijen e hidhur të epokës së rezolutës së 1244-ës para shpalljes së pavarësisë.

 

Shpërndaje në: