Nurellari për kronikën 4 minutshe të Kurtit në RTK: Si lajmet gjatë epokës së regjimit komunist

Nurellari për kronikën 4 minutshe të Kurtit në RTK: Si lajmet gjatë epokës së regjimit komunist

Ardi Nurellari, këshilltar politik i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar Radio Televizionin e Kosovës (RTK), për edicionin e sontëm të lajmeve qendrore, në të cilën u shfaq një kronikë katër minutshe e Albin Kurtit.

Nurellari ka krahasur këtë kornik në RTK me atë të RTSH’së gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri, shkruan Periskopi.

Tutje, ai po ashtu ka shkruar se Kurti po përdor fjalimet në distancë për t’i ikur mendimeve alternative apo kundër-argumenteve.

Shkrimi i tij i plotë:

Lajmet në RTK sot janë dukur si revista e lajmeve të RTSH-së gjatë epokës së regjimit komunist duke filluar me një kronikë të zgjeruar të udhëheqësit të partisë i cili sypatrembur vërsulet e sulmon armikun e brendshëm dhe të jashtëm. Dikur në kohën e komunizmit në Shqipëri Radio Televizioni Shqiptar shërbente si njëra prej levave kryesore me të cilën bëhej propaganda dhe nëpërmjet tij shpaloseshin direktivat e Komitetit Qendror të PPSH-së. Sot krijohej përshtypja e njëjtë me peshën që i jepej Këshillit Qendror të partisë politike Lëvizja Vetëvendosje dhe retorikës pompoze denoncuese të liderit të saj.

Ajo që të binte menjëherë në sy në fjalimin e tij në distancë, pa prezencë të pjesëtarëve të tjerë të strukturave partiake, ishte fakti që paraqiste një rast klasik të politikanit të mbyllur në të ashtuquajturën “Dhomë të Jehonës”. Në shkencat sociale shprehja dhomë e jehonës përdoret shpesh si metaforë për të përshkruar një situatë në të cilën bindjet apo qëndrimet dogmatike përforcohen nga komunikimi dhe përsëritja brenda një sistemi të mbyllur që nuk lejon prezencën e mendimeve alternative apo kundër-argumenteve.

Përdoret ky term shpesh për të treguar rastin delirant të një politikani të mbyllur në një dhomë që dëgjon vetëm jehonën e zërit të vetë të përplasur brenda mureve të dhomës që i është kthyer prapa. Mandej vetëkënaqet me këtë jehonë të zërit të tij që ai dëgjon dhe e trajton si rikonfirmim apo vërtetim të asaj që ai vetë ka thënë.

 

Shpërndaje në: