Nushi e qet në rrenë Kurtin: I tregon si u bë bashkë me partitë tjera në komunën që e fitoi

Nushi e qet në rrenë Kurtin: I tregon si u bë bashkë me partitë tjera në komunën që e fitoi

Aktivisti social-demokrat, Nol Nushi, ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas deklaratës së kryeministrit Kurti se partitë tjera ishin bërë bashkë për ta mundur Vetëvendosjen.

Në fakt, VV ka marrë vota edhe nga partitë e tjera edhe në komunat ku ka humbur, por edhe në disa në të cilat ka fituar.

Nol Nushi i ka përmendur veçanërisht zgjedhjet komunale në Kamenicë, e të cilat u fituan nga kandidati i VV-së Kadri Rahimaj që mposhti kandidatin e PSD-së, Qëndron Kastratin.

“Për ta mundur Qëndron Kastratin, [kryeministri Kurti] bëri koalicion me Ramushin, Begzad Sinanin, Shaip Surdullin, Fatmir Matoshin dhe bashkoi strukturat kriminale e parapolitike për ta mposhtur kryetarin më progresiv që ka pasë Kosova.” – u shpreh z. Nushi, përcjell Periskopi.

Reagimi i plotë:

Keshtu paska thene Kryeministri i cili per ta mundur Qendron Kastratin beri koalicion me Ramushin, Begzad Sinanin, Shaip Surdullin, Fatmir Matoshin dhe bashkoi struktura kriminale e parapolitike per ta mposhtur kryetarin me progresiv qe ka pase Kosova.

Kurti e fitoi Kamenicen por e humbi fytyren.

Shpërndaje në: