Nushi i PSD’së tallet me Mytaher Haskukën pas fotove me trotuare

Nushi i PSD’së tallet me Mytaher Haskukën pas fotove me trotuare

Zyrtari i PSD’së, Nol Nushi, është tallur me kreun e Prizrenit, Mytaher Haskukën, pasi ky i fundit në profilin e tij ka publikuar fotografi të trotuareve në Prizren, të cilat i ka shtruar me kubëza.

Nushi ka publikuar fotografi në rrjetin social “Facebook” të bërë para pasqyrës me mbishkrimin “Para”- “Pas”.

Duke u tallur me kryetarin aktual të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka publikuar në profilin e tij fotografi të trotuareve në qytetin e Prizrenit të cilat së fundmi i ka shtruar me kubëza.

Haskuka do të garoj në zgjedhjet e tetorit edhe për një mandat.

 

Shpërndaje në: