Nushi për Osmanin: Paradite e viziton QKUK-në, në mbrëmje shtrohet në spital privat

Nushi për Osmanin: Paradite e viziton QKUK-në, në mbrëmje shtrohet në spital privat

Nol Nushi, anëtar i PSD, ka reaguar ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kryer një intervenim kirurgjik në një spital privat mbrëmë, duke anashkaluar kështu spitalin publik.

Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidentja me pagën më të lartë publike, paradite viziton QKUK-në, kurse në mbrëmje shtrohet në spital privat.

Tutje, ai ka thënë se kështu duke qeveria e “shpresës” dhe se që dy vite, sipas tij, praktikisht nuk kemi ministër të shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Ja si duket qeveria e “shpresës”!

– Emërohet ministër Arben Vitia, dështon në menaxhim, dështon në zgjedhje komunale. Sot është drejtor në spital privat.

– Presidentja me pagën më të lartë publike, paradite e viziton QKUK-në kurse në mbrëmje shtrohet në spital privat për ta shëruar ithzën.

Që dy vite, praktikisht, nuk kemi ministër të shëndetësisë!

Shpërndaje në: