Nushi: Sveçla në ekskursionin e VV-së në Shqipëri po e mban tarabukin, Dr.Hipokriti në ulëse të parë

Nushi: Sveçla në ekskursionin e VV-së në Shqipëri po e mban tarabukin, Dr.Hipokriti në ulëse të parë

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka ironizuar me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë shkuar në Shqipëri për fundjavë.

Nushi ka shkruar në Facebook se ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VV-së, Xhelal Sveçla, do ta mbajë tarabukën.

“Ne kete ekskursionin e VVse ne Shqiperi, Xhelal Svecla pe majke tarabukin. Ish ule ne fund te autobusit…”, ka shkruar Nushi.

Ndërkaq për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilin Nushi e ka quajtur “Dr.Hipokriti”, thotë se është ulur në ulëse të parë dhe po i bën muhabet shoferit te autobusit.“Dr. Hipokriti ish ule ne ulese te pare, aty te shoferi. Pi bon muhabet”, ka shkruar Nushi.

Këto komente Nushi i ka bërë pasi zyrtarë, deputetë e ministra të Lëvizjes Vetëvendosje po qëndrojnë në Shqipëri, meqë partia e tyre do të garojë në zgjedhjet atje. Ata po kalojnë çaste nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u angazhuar për fushatë.

Në Shqipëri janë duke qëndruar edhe shumë kosovarë të tjerë ( jo për fushatë), meqë Kosova është nën masat anti-COVID të Qeverisë Kurti për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-COV-2.

Shpërndaje në: