Nusja sulmohet fizikisht nga burri dhe vjehrra

Nusja sulmohet fizikisht nga burri dhe vjehrra

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj. Si pasojë, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie dhe me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore.

Bashkëshorti i saj pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse vjehrra është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Prishtinë 05.01.2022 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: