“Nxehet Joshua”: Do ta shkatërroja Usyk nëse ai nuk do të boksonte me të majtën

“Nxehet Joshua”: Do ta shkatërroja Usyk nëse ai nuk do të boksonte me të majtën

Jemi shumë afër revanshit mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk. Dy nga boksierët më të mirë në botë do të përballen të shtunën mbrëma dhe Jeddah, në Arabinë Saudite.

Usyk mundi Joshua me vendim unanim në fund të muajit shtator të vitit të kaluar dhe Joshua përdori klauzolën e revanshit të menjëhershëm.

Titujt e WBA, IBF, WBO dhe IBO do të mbrohen nga Usyk të shtunën mbrëma.

Joshua u mposht nga Usyk në ndeshjen e parë dhe rrezikoi shumë duke pranuar revanshin. Një tjetër humbje do të ishte një goditje e madhe për karrierën e tij, por britaniku beson në vetvete dhe dëshiron të heshtë kritikët. Në një intervistë për Daily Mail, ai theksoi se një gjë tek Usyk krijon problemin më të madh për të.

“Duhet të bëj disa ndryshime, sepse “majtakët” janë një makth për mua. Ju garantoj, nëse Usyk nuk nuk do të boksonte me të majtën, do ta shkatërroja. Njëqind për qind”, tha Joshua.

Se çfarë ndryshimesh ka përgatitur saktësisht Joshua dhe si do të duket mendërisht mbrëmjen e së shtunës, mbetet për t’u parë.

Shpërndaje në: