‘Nxehet’ përsëri aleati i Putinit: Mos krijoni tribunal special kundër fuqisë bërthamore

‘Nxehet’ përsëri aleati i Putinit: Mos krijoni tribunal special kundër fuqisë bërthamore

Dmitry Medvdev, një aleat i vjetër i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe tani anëtar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka postuar një mesazh të gjatë në Telegram rreth mundesisë që çdokush nga Rusia të përballet me një tribunal ndërkombëtar për veprimet e tyre në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Duke cituar një adresim të tij në Shën Petersburg, ai thotë:

“Unë i quajta të çmendura përpjekjet për të krijuar tribunal ose gjykata për të ashtuquajturat veprimet e Rusisë. Këto nuk janë vetëm ide joligjore. Ideja e ndëshkimit të vendit që ka potencialin bërthamor më të madh është një absurditet në vetvete. Dhe potencialisht, ajo rrezikon ekzistencën e njerëzimit”.

Tutje, ai pyet se “kush është djalli ose idioti” që po bën thirrje ndaj këtyre veprimeve dhe përmend Shtetet e Bashkuara. Pastaj ai jep një listë të gjatë të shembujve të agresioneve ushtarake të ShBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe thotë:

“Vjetnami dhe Koreja, Jugosllavia dhe Iraku, Kuba, Afganistani dhe Siria janë mirë të vetëdijshme se çfarë pasoja shkatërrimtare kanë pushtimet- lista është e gjatë dhe përditësohet vazhdimisht. Amerika ka vrarë më shumë se 20 milionë njerëz në 37 shtetet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, sipas një studimi të publikuar në Global Research. Mendojeni- më shumë se 20 milionë”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: