Nxehet puna: NATO cakton takim special me Rusinë

Nxehet puna: NATO cakton takim special me Rusinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka caktuar një takim të posaçëm të ambasadorëve të aleancës dhe zyrtarëve të lartë rusë për javën e ardhshme, në kohën kur të dyja palët po kërkojnë dialog për ta parandaluar konfliktin e hapur rreth Ukrainës, tha të martën një zyrtar i NATO-s.

I shqetësuar nga grumbullimi i trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, aleanca ushtarake e perëndimit ka kërkuar që disa muaj takim të Këshillit NATO – Rusi, por forumi dukej i rrezikuar pas një mosmarrëveshjeje për spiunazh në tetor.

Takimi i këtij këshilli – format që është përdorur për dialog që nga viti 2002 – do të zhvillohet në Bruksel më 12 janar, pasi zyrtarët amerikanë e rusë të kenë zhvilluar bisedime për sigurinë më 10 janar në Gjenevë të Zvicrës, shkruan Reueters.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të martën u nis për një vizitë dyditore në Ukrainë për ta shfaqur përkrahjen ndaj Kievit, i cili synon të anëtarësohet në NATO në të ardhmen.

“Çfarëdo dialogu me Rusinë do të duhej të vazhdonte mbi bazën e reciprocitetit, t’i adresojë shqetësimet e NATO-s rreth veprimeve të Rusisë dhe të zhvillohet në konsultime me partnerët evropianë të NATO-s”, tha zyrtari i aleancës.

Shpërndaje në: