Nxënësit i iku autobusi, e përplasi veturën e babait dhe e zuri provimin me veturë të policisë

Nxënësit i iku autobusi, e përplasi veturën e babait dhe e zuri provimin me veturë të policisë

Studenti francez që e përplasi veturën e babait të tij duke u ngutur që ta zinte provimin

Loicu, 18 vjeçar, donte që dëshpërimisht të zinte provimin e tij për të marrë diplomën dje pasi i iku autobusi, kështu që e mori veturën.

Ai raportohet se e humbi kontrollin e veturës, duke e goditur rrethojën në anën tjetër të rrugës, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Pasi kontrolloi gjendjen e tij, policia nga qyteti i vogël i Albi-t e mori atë me veturë dhe e dërgoi në shkollë vetëm disa minuta para provimit.

Zyrtarët nga stacioni lokal i Albit, në veri të Touluse-s, postuan në Facebook duke thënë se e kishin gjetur Loicun në skenën e aksidentit të ‘padëmtuar’.

Studentit të shkollës së mesme i ishte bërë testi i frymë-marrjes për të parë se a kishte konsumuar alkool, ku kishte dalë negativ.

Kështu që, ata e kishin dërguar me ngut në shkollë për ta dhënë provimin, duke i dëshiruar “gjithë suksesin që meriton.”

Shpërndaje në: