Nxënësit kanë humbur 27 milionë e 200 mijë orë mësimore

Nxënësit kanë humbur 27 milionë e 200 mijë orë mësimore

Ish-zëvendës ministri i arsimit, Jusuf Thaçi, ka njerrë bilancin e orëve të humbura nga greva në arsim.

Sipas Thaçit deri më tani nxënësit kanë humbur 27 milionë e 200 mijë orë mësimore, për 17 ditë mësimi në shkolla.

“Bilanci i humbjes së deritanishme të orëve mësimore nga nxënësit që nga fillimi i grevës: Rreth 320 mijë nxënës në arsimin parauniversitar në Kosovë. 17 ditë mësimi të humbura. Rreth 5 orë mësimi në ditë për nxënës (mesatarja). 320 000 nxënës x 17 ditë x 5 orë/ditë = 27 200 000. Pra, nga perspektiva individuale e secilit nxënës, tashmë kanë humbur 27 milionë e 200 mijë orë mësimi që nga fillimi i grevës e deri më sot. E ju vazhdoni “betejën”!”, ka shkruar Thaçi.

Fillimi i këtij vit të ri shkollor ka nisur mes grevës dhe thirrjes për mbajtje të mësimit në shkollat e Kosovës.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht dhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se greva do të jetë më intensive nga 1 shtatori.

Shpërndaje në: