Nxënësit në Drenas hedhin substanca kundërmuese në klasë

Nxënësit në Drenas hedhin substanca kundërmuese në klasë

Policisë u doli punë me disa nxënës në Drenas, të cilët u bënë sebep që mësimi aty të ndërpritet.

Ata hodhën një substancë nga e cila u shkaktua kundërmim i tmerrshëm.

“Nuk ka qenë e natyrës së gazit lotsjellës, ka qenë e një qese të plastikës, që është blerë këtu diku që ende s’e kam informatën se cili dyqan e ka shitur atë materie. Kundërmimi ka qenë shumë i rëndë, por substanca s’ka qenë helmuese”, thonë nga shkolla.

Gjatë kohës sa ishte hedhur substanca në këtë shkollë në Drenas, kishte edhe pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët po u ligjëronin nxënësve për siguri.

Të njëjtit u detyruan të ndërhyjnë menjëherë në atë klasë, dhe madje të kërkojnë edhe përforcime.

Shpërndaje në: