Nxënësit po bojkotojnë mësimin, shkak zëvendësimi i arsimtares (Video)

Nxënësit po bojkotojnë mësimin, shkak zëvendësimi i arsimtares (Video)

Ata, të mbështetur edhe nga prindërit dhe mësuesit e shkollës, kanë protestuar të premten duke kërkuar që Samire Çoçaj të kthehet në shkollë, transmeton Koha.net.

Pakënaqësinë e nxënësve e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës, Arsim Kerhanaj.

Protesta e nxënësve dhe arsimtarëve u ka kushtuar, pasi që disa nga arsimtarët janë shoqëruar për në stacionin policor.

Njëri nga arsimtarët e ka quajtur veprim të panevojshëm të Policisë shoqërimin e tyre në stacionin policor.

E Samire Çoçaj, e cila që nga viti 2012, ka punuar në këtë shkollë, ka thënë se largimi i saj nga puna është i padrejtë. Ajo akuzon Drejtorinë e Arsimit për padrejtësinë që është bërë.

Mirëpo, drejtuesi i kësaj drejtorie, Zahadin Shemsedini, ka thënë se ajo ishte punësuar pa konkurs.

Shpërndaje në: