Obama: ISIS është në defensivë

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, e ka vënë këtë grup në defensivë, duke e ngushtuar territorin e tij dhe duke i marrë në shënjestër liderët e lartë.
Deri tash, janë ndërmarrë 11,500 sulme ajrore kundër caqeve të këtij grupi ekstremist në Siri dhe Irak.
Obama ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë sulmet kundër udhëheqësve të Shtetit Islamik.