Obama tallet me Rusinë, e quan shtet të dobët (VIDEO)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se Rusia është e pafuqishme ta dëmtojë Amerikën, në cfarëdo mënyre.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se ekonomia ruse nuk mund të krahasohet me atë amerikane, pasi nuk prodhon pothuaj asgjë që dikush dëshiron të blejë, njofton Klan Kosova.
“Rusia nuk mund të na ndryshojë apo të na dëmtojë. Është shtet më i vogël. Më i dobët. Ekonomia e saj nuk prodhon asgjë që dikush do të donte të blente, vec gazit, naftës dhe armëve. Ata nuk bëjnë inovacion. Por mund të ndikojnë tek ne, nëse humbim rrugën. Mund të ndikojnë nëse braktisim vlerat tona”.
Këto komente i pari i demokracisë më të vjetër në botë i ka bërë duke sqaruar përgjigjen që do t’i jepet Rusisë pas raportit të CIA se shteti që drejtohet nga Vladimir Putin kishte gisht në manipulimin e procesit zgjedhor amerikan. /klankosova.tv



