Obi Mikel pensionohet nga futbolli

Obi Mikel pensionohet nga futbolli

John Obi Mikel ka njoftuar për tërheqjen e tij nga futbolli.

Futbollisti i njohur nigerian ka vendosur që të pensionohet në moshën 35-vjeçare.

Obi Mikel së fundi ishte aktivizuar te Kuwait SC. Ai më herët ka luajtur edhe për Stoke City, Trabzonspor, Middlesbrough, TJ Teda e Lynn.

Ai e filloi karrierën si futbollist profesionist në vendlindje, te skuadra e Plateau United – kurse sukseset më të mëdha i arriti me Chelsean.

Ish-reprezentuesi nigerian luajti për 11 sezone me “Blutë”, regjistroi gjashtë gola dhe 13 asistime në 372 paraqitje.

John Obi Mikel fitoi dy tituj kampioni në Premierligë, tre trofe të Kupës FA, një trofe në Kupën e Ligës dhe një në Ligën e Evropës

Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Chelseat që fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2012.

Obi Mikel regjistroi 89 paraqitje në total me Kombëtaren A të Nigerisë dhe shënoi gjashtë gola – teksa e fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2013.

Shpërndaje në: