Objekti misterioz shfaqet në sistemin diellor, ka formën e një anije hapësinore jashtëtokësore

Objekti misterioz shfaqet në sistemin diellor, ka formën e një anije hapësinore jashtëtokësore

Objekti misterioz që zbulohet përmes sistemit tonë diellor përfshiu sinjale radiofonike, por shkencëtarët nuk kanë gjetur prova se është diçka tjetër përveç një shkëmbi.

Skanimet e para teknologjike për objektin misterioz nuk janë gjetur prova se objekti mund t’i takojë një qytetërimi jashtëtokësor.

Objekti në formë cigare u vërshua duke udhëtuar përmes sistemit diellor në tetor ku astronomët dyshonin se ishte një asteroid ndëryjor, forma e saj kurioze dhe sinjalet radiofonike që ka lëshuar i nxiti ata që të propozonin ajo mund të ishte një objekt jashtëtokësor.

Të enjten, astronomët deklaruan se vëzhgimet e para në katër bende të spektrit të radios nuk kishin gjetur dëshmi se “Oumuamua është asgjë tjetër veç një shkëmb i gjatë hapësinor.”

“Kjo është një ekspeditë e peshkimit”, tha Avi Loeb, profesor i astronomisë në Universitetin e Harvardit, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi. “Ne nuk mund të gjejmë asgjë, por vlen të kontrollojmë në mënyrë të vazhdueshme. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë sinjale artificiale nga Oumuamua apo ndonjë objekt tjetër ndëryjor që do të zbulohet në të ardhmen.”

Kërkimi për sinjale aliene deri më tani nuk ka gjetur asgjë në vargun 1.7 deri 2.6GHz, pjesa tjetër e të dhënave ende po përpunohet./Periskopi/

Shpërndaje në: