OBSH bën bilancin:15 milionë vdekje në botë nga Covid

OBSH bën bilancin:15 milionë vdekje në botë nga Covid

Pandemia e Covid-it ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Vlerësimi i shumëpritur i OBSH  për numrin e përgjithshëm të vdekjeve të shkaktuara nga covid  vendos më në fund një numër në ndikimin e gjerë të pandemisë .

Kjo shifër  është 13% më shumë vdekje sesa pritej normalisht gjatë dy viteve, ose tre here më shumë sec pritej.

OBSH: Shumica e vdekjeve janë të përqendruara në Azinë Juglindore, Evropë dhe Amerikë. Vendet më të prekura janë Brazili, Egjipti, India, Indonezia, Meksika, Peruja, Federata Ruse, Afrika e Jugut, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto llogaritje nga OBSH marrin gjithashtu parasysh vdekjet që nuk ishin drejtpërdrejt për shkak të Covid-it, por ishin të shkaktuara nga efektet e tij, si përshembull  njerëzit që nuk kishin akses në spitale për të marrë kujdesin që u duhej.

OBSH beson se shumë vende nuk numëruan numrin e të vdekurve nga Covid .

 

Shpërndaje në: