OBSH jep lajmin e rëndësishëm në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se 133 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit.

Dhjetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë.

123 vaksinat e tjera janë në vlerësim para-klinik në të gjithë botën, përfshirë në Universitetin e Tokios, Universitetin Tulane, Universitetin e Albertës dhe Universitetin e Pittsburgh.

Deri më tani në të gjithën botën janë shënuar 378,959 mijë viktima dhe janë regjistruar 6,419,394 të infektuar.

Shpërndaje në: