O’Connell e dënon sulmin ndaj Konsullatës turke

O’Connell e dënon  sulmin ndaj Konsullatës turke

O’Connell tha se ai solidarizohet me miqt në Turqi dhe se beson në autoritetet e Kosovës në kapjen e autoreve të këtij sulmi,

Ky është komenti i plotë i ambasadorit:

“E dënoj ashpër sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndihem i lehtësuar që askush nuk u lëndua. Solidarizohemi me miqtë dhe aleatët tanë turq. Ne besojmë që autoritetet e Kosovës do të marrin masa për të siguruar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori i Britanisë së Madhe në facebook.

Sulmi me koktej molotovi ndaj konsullatës turke në Prizren ndodhi pak orë pasi në këtë qytet ishin vendosur famujt e Turqisë, krahas atij të Shqipërisë, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar

Shpërndaje në: