Oda e Afarizmit kërkesë Kurtit e Muratit: Pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti

Oda e Afarizmit kërkesë Kurtit e Muratit: Pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti

Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë, ka kërkuar që në buxhetin e vitit të ardhshëm pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti.

Madje këtë e kanë kërkuar edhe nëpërmjet një shkrese drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

“Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkresë drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për gratë të cilat janë në Pushim të Lehonisë dhe kësisoj kjo barrë të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të merrë përsipër pagesën 100% të Pushimit të Lehonisë në mënyrë që Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

Shpërndaje në: