Oda Kurti: Të gjithë zëvendësministrat e Qeverisë deri tash “qëllojnë” burra

Oda Kurti: Të gjithë zëvendësministrat e Qeverisë deri tash “qëllojnë” burra

Nga 18 postet e larta në Qeverinë Kurti, kryeministri, dy zv.kryeministrat dhe pesëmbëdhjetë ministrat, vetëm 5 pozita janë lënë për gratë. Edhe pse ky numër përbën ngritje në raport me qeverinë e kaluar, megjithatë nuk përmbush premtimin për respektim të ligjit për barazi gjinore që parasheh 50% të kabinetit për gratë.

Edhe pse përqindja e grave në qeveri [5/18] ishte vetëm 27,77 për qind, kjo duket se do të ulet edhe më shumë.

Nga gjashtë zv.ministrat e emëruar deri tash në Qeverinë Kurti, që të gjithë i përkasin seksit “burrë”. Kjo duket të jetë një rastësi shqetësuese për avokuesit e të drejtave të grave, shkruan Periskopi.

Së fundi, në pozitën e zv.ministrit u emërua edhe z.Jusuf Thaçi. Para tij, në këto pozita do të ulen edhe Avni Zogiani, Imri Demelezi, Taulant Kryeziu, Ilir Aliu dhe Visar K.Berisha.

Edhe qeveria e kaluar kishte emëruar kryesisht burra në këto pozita qeveritare, edhe pse numri i përgjithshëm i ministrive asnjëherë nuk u kuptua. Sidoqoftë, dihej se ai shkonte mbi 80.

Kurti për kohë të gjatë ka avokuar me raste edhe kundër pabarazisë gjinore.

Shpërndaje në: