Odise Roshi transferohet te klubi i njohur turk

Odise Roshi transferohet te klubi i njohur turk

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, është transferuar te skuadra turke, Sakaryaspor.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Këmbëshpejti fierak do të vijojë të luajë edhe më tutje në kampionatin turk.

Lojtari mungoi në ndeshjet e fundit të kombëtarës së Shqipërisë, për shkak të një lëndimi, por duket se lojtari është më i motivuar se kurrë për ta filluar mbarë sezonin e ri.

Shpërndaje në: