OKB: 4.1 miliardë njerëz në internet

OKB: 4.1 miliardë njerëz në internet

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se 4.1 miliardë njerëz në botë janë të lidhur në internet.

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) – agjenci e OKB-së – tha në raportin e publikuar së fundmi se shifra paraqet 5.3 për qind rritje nga viti 2018.

Përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit është në Evropë, me 82.5 për qind, ndërsa më e ulëta në Afrikë me 28.2 për qind, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit, 3.6 miliardë njerëz mbeten jashtë internetit dhe shumica e tyre jetojnë në vende më pak të zhvilluara, ku “një mesatare prej 2 nga 10 njerëz është online”.

Raporti thotë se shkalla e grave që përdorin internetin në të gjithë botën është 48 për qind, krahasuar me 58 për qind të burrave.

“Derisa hendeku digjital gjinor është duke u zvogëluar në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura dhe Evropë, ai po rritet në Afrikë, shtetet arabe dhe rajonin e Azi-Paqësorit”, thuhet në raport.

 

Shpërndaje në: