OKB-ja apelon që të rihapen portet e Ukrainës për të transportuar ushqime

OKB-ja apelon që të rihapen portet e Ukrainës për të transportuar ushqime

Agjencia e ndihmës ushqimore e Kombeve të Bashkuara po bën thirrje që portet e Detit të Zi në Ukrainë të hapen sërish për të lejuar transportin e eksporteve të grurit dhe misrit, nga të cilat varen shumë vende të varfra.

Programi Botëror i Ushqimit me bazë në Romë vuri në dukje në apelin e tij se 98 për qind e eksporteve të grurit të Ukrainës kishin lëvizur nëpër ato porte përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia e OKB-së thotë se portet në jug të Ukrainës, të cilat kanë pësuar granatime të rënda, duhet të rifillojnë funksionimin “për të mbrojtur prodhimin bujqësor ukrainas dhe për të mundësuar eksportet që janë kritike për ekonominë e Ukrainës dhe sigurinë globale të ushqimit”.

Shpërndaje në: