OKB: Shpërthime të reja u dëgjuan në centralin bërthamor Zaporizhzhia

OKB: Shpërthime të reja u dëgjuan në centralin bërthamor Zaporizhzhia

Vendi i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u godit nga bombardime dhe shpërthime të reja këtë javë, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e OKB-së (IAEA).

Ekspertët e OKB-së të pranishëm në central raportuan dy shpërthime sot pranë një kanali që çon ujin nga një rezervuar në central për sistemin e tij të ftohjes, një element thelbësor për sigurinë bërthamore.

Nuk pati dëmtime në strukturat dhe pajisjet e impiantit, por xhamat në sallën e turbinave të një reaktori u thyen, thanë ekspertët e IAEA.

Të hënën, granatimet ndodhën pranë stabilimentit të energjisë elektrike të objektit, por nuk pati raportime për dëme. Shpërthime të tjera u dëgjuan më larg.

Shkaku i shpërthimeve po hetohet.

Drejtori i agjencisë Rafael Grossi tha se incidentet tregojnë se situata mbetet e pasigurt dhe se nevojiten veprime të menjëhershme për të reduktuar rrezikun e një aksidenti të madh në uzinën, e cila mbahet nga trupat ruse.

Shpërndaje në: